Përmbyllet me sukses aktiviteti dyditor për Kërkim-Shpëtim dhe mbijetesë,çertifikohen nxënësit nga tri komuna dhe pjesëmarrësit tjerë

Përmbyllet me sukses aktiviteti dyditor për Kërkim-Shpëtim dhe mbijetesë,çertifikohen nxënësit nga tri komuna dhe pjesëmarrësit tjerë

Krijuar në datën 06/03/2026

Prishtinë, 02.06.2026

Sot është përmbyllur me sukses aktiviteti dyditor i trajnimit bazik për Kërkim-Shpëtim dhe mbijetesë i organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB.

Në këtë trajnim, i cili u mbajt më 1 dhe 2 Qershor, morën pjesë nxënës nga 18 shkolla të ndryshme të komunës së Mitrovicës, Fushë Kosovës dhe Shtimes, të cilët në fund u çertifikuan për suksesin e këtij trajnimi edhe pjesëmarrësit tjerë.

Në hapjen e këtij aktiviteti, për të parë nga afër dhe për rritur vetëdijen mbi sigurinë emergjente, morën pjesë krerët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës: Kryeministri z.Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së z.Genc Metaj, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i AME-së .u.d z.Shefki Abdullahu, si kryetarët e komunave përkatëse dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe AME-ja.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjent/MPB përgëzojnë të gjithë nxënësit për disiplinën dhe vullnetin e treguar, si dhe falënderojnë komunat dhe shkollat pjesëmarrëse, po ashtu falenderojmë:

  • Klubin e zhytjes Trepça-Mitrovicë,
  • Ekipi kombëtar i Kërkim-Shpëtimit në ujëra sipërfaqësore me barka;
  • Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim;
  • Policia e Kosovës;
  • Akademia e Kosovës për Siguri Publike;
  • Instruktorët e AME-së;
  • Komuna e Mitrovicës së Jugut;
  • Komuna e Fushë Kosovës;
  • Komuna e Shtimes;
  • Njësia e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit-Mitrovicë;
  • Njësia e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit- Vushtrri;
  • QKMF Mitrovicë;
  • Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri" Mitrovicë;
  • Ekipi nacional për fikjen e zjarreve.

I falenderojmë të gjithë të lartëcekurit për kontributin e tyre!